Gjyqi në Apel/ Jurgis Çyrbja kërkon kthimin për gjykim, Hajri pafajësi. Më 24 Prill pritet vendimi

Gjyqi në Apel/ Jurgis Çyrbja kërkon kthimin për gjykim, Hajri pafajësi. Më 24 Prill pritet vendimi

10:52, 10/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është mbajtur në Apelin e Posaçëm seanca gyqësore me objekt shqyrtimin e ankimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, Altin Hajrit dhe Ahmet Mashës për dënimin e tyre nga Shkalla e Parë. Çyrbja ka kërkuar prishje të vendimit dhe rikthim për gjykim. Ndërkohë Altin Hajri kërkoi pafajësi ose ricilësim të veprës penale nga korrupsion në ndikim të paligjshëm. Edhe Ahmet Masha ka kërkuar pafajësi ndërkohë që përfaqësuesi i akuzës kërkoi lënien në fuqi të vendimit, telsa seanca për shpallje vendimi u la më 24 prill

Ish deputeti socialist përrmes avokatëve mbrojtës, ka pretenduar se vendimi i shkallës së parë është i paarsyetuar, nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Jurgis Çyrbja u dënua nga GJKKO me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë 2 vjet burg. Gjykata vendosi gjithashtu dënimin e Altin Hajrit, i shpallur në kërkim një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco