Krimi në familje në Roskovec/ Familja merr trupin e gruas, të burrit e lë në morg: Ta varrosin si qen

15:24, 25/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri TV ishte sot në fshatin Kuman të Fierit, ku të martën u regjistrua tragjedia në familjen Rrapaj. 80-vjeçari, Shefit Rrapaj, vrau gruan e tij 75-vjeçare, Dashurie Rrapajn, dhe më pas vrau veten.

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj, Arturi, ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor se në momentin e krimit ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

Ai ka treguar se i ati njihej si person konfliktual, ndërsa zënka e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një arsye banale.
Arturi ka rrëfyer se, pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në sallonin e banesës. Fillimisht ka njoftuar një kushëri të tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.

I vëllai i Dashurie Rrapajt shprehet për mediat se kunati i tij ka qenë konfliktual, teksa rrëfen si mori vesh ngjarjen e rëndë.

" Ne e kemi marrë motrën tonë, do ta varrosim aty ku kemi nënën dhe babanë, të jetë në mes të luleve. Nuk më interesojnë fare familjarët e tij, e kam dhënë me shkrim, ta varrosin në gropën më të thellë si qen”, u shpreh ai.

Ai tregon edhe bisedën e fundit me të motrën që mbeti e vrarë nga ish-bashkëshorti.

Të afërmit e Dashurie Rrapaj, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa ceremonitë mortore do të bëhen të ndara, pasi trupi i 80-vjeçarit nuk është tërhequr ende nga morgu.

Nga hetimet paraprake rezulton se arma e përdorur në krim është e një tipi të vjetër, pushkë dhjetëshe, dhe dyshohet të ketë qenë e fshehur në dhe që prej vitit 1997, pasi në të ishin gjetur copa dheu. Sipas ekspertizës, arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa tjetri i ka shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, i cili dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie të rëndë familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco