Një denoncim ka mbërritur në redaksinë Syri, sipas të cilit, Sokol Bizhga, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar pas shkarkimit të Ilir Prodës, po keqpërdoret për të intimiduar procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Bizhga sot ka nxjerrë një vendim për tërheqjen e apelimit që ka bërë institucioni pra Policia e Shtetit ndaj masës disiplinore në fuqi të njërit prej kandidatëve Rebani Jaupi.
Kjo është bërë para se komisioni të shpallë listën e personave që plotësojnë kushtet ligjore të kandidimit.
Mbase mendon që komisioni nuk do ta vërë re, pasi nesër fillojnë pushimet dhe më datën 24 mars është intervistimi i kandidatëve.
Në fakt Bizhga nuk e di që ka një detyrim për të apeluar vendimet dhe jo për të tërhequr ato.
Pyetja që lind është A do të heshtë Ministri Lamallari apo do ta ndjekë rastin?
Në listën e kandidatëve përfshihen:
Pëllumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Tonin Vocaj
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj
© SYRI.net