Vlorë/ 54-vjeçari humb jetën në paraburgim, dyshohet se pësoi infarkt

Vlorë/ 54-vjeçari humb jetën në paraburgim, dyshohet se pësoi infarkt

10:45, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Viktima, Blerim.L. ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco