Qarkullonte nëpër qytet i armatosur me makinën e tij, arrestohet 34-vjeçari në Kurbin.
Policia vendore njoftoi sot (14 mars) se ka finalizuar aksionin e koduar “Siguria” dhe pas sinjalizimeve në rrugë operative, lokalizoi dhe kapi në flagrancë të dyshuarin Elton Prenga.
Si provë materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
“Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, thanë burime zyrtare.
© SYRI.net