Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:17, 13/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës më 13 dhe 14 mars 2026. Të gjitha strukturat e DVP do të jenë në gatishmëri, me prezencë të shtuar në zonat ku zhvillohen festimet, në rrugët kryesore dhe në hyrje-daljet e qytetit.

Gjatë këtyre ditëve, disa rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullim, përfshirë segmentin nga “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”. Po ashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në qendër dhe përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”.

Policia do të drejtojë trafikun dhe do të udhëzojë automjetet drejt hapësirave të përcaktuara për parkim:

Nga lindja, Parku i Mallrave

Nga jugu, Shkolla e Formimit Profesional dhe parkimi pranë varrezave publike

Nga perëndimi: Shkolla profesionale “Sali Ceka”, pranë Doganës dhe parkimi pranë stacionit të trenit

Autobusët e linjës “Tiranë – Elbasan” do të stacionohen pranë Doganës, ndërsa ata të linjës “Elbasan – Cërrik” pranë ish-ofiçinës në rrugën “Ura”, afër tregut industrial.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar udhëzimet dhe rregullat e qarkullimit, për të bërë të mundur zhvillimin e sigurt dhe të qetë të festimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco