Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush janë drejtuesit e rinj të PD

SPAK i heq merakun Ramës: Kemi ulur numrin e paraburgosurve

SPAK i heq merakun Ramës: Kemi ulur numrin e paraburgosurve

15:14, 10/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ka nxitur këtë të fundit të ngrejë “shqetësimin publik” për rritjen e numrit të të paraburgosurve në Shqipëri.

Njeriu që e nisi jetën e tij qeveritare (2013) me shprehjen “burg, burg, burg”, një politikë që përmbyti qelitë me qytetarë që nuk paguan energjinë elektrike e hapnin një dritare pa leje apo që qarkullonin pa patentë, tashmë shfaqet i surprizuar për keq se si vendi është shndërruar në “dele te zezë” në Këshillin e Europës për numrin e lartë të individëve që mbahen të arrestuar pa vendim dënimi të formës së prerë.

Reagimi i Ramës erdhi pas arrestimit të disa prej njerëzve të tij më të afërt, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si edhe kur kryeministri dhe masa e tij e deputetëve socialist njoftoi se do refuzonte me arrogacën e “83 kartonave” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin për arrestimin e (ish) zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Po ça jemi ne, bashkautor në krijimin e popullit të të paraburgosurve në Shqipëri dhe kur të vijnë për të kërkuar heqjen e lirisë, tha Rama dje në mbledhjen e grupit PS.

Duket që kërkesa e Ramës nuk ka rënë në vesh të shurdhët për SPAK i cili në shifrat që vuri në dispozicion në raportin vjetor 2025 evidentoi se numri i të paraburgosurve është më I ulët.

Raporti evidenton gjithashtu një ulje me rreth 53.4% të përdorimit të masës së sigurimit “arrest me burg”, duke reflektuar një zhvendosje drejt masave alternative të sigurisë.

Për vitin 2025:

Për veprat penale të korrupsionit, masa “arrest me burg” përbën 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024);
Për krimin e organizuar, kjo masë përbën 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024), thuhet në njoftimin e publikuar sot në SPAK.

Ndërkohë edhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është aktivizuar pas shqetësimit të Ramës. Kolegjet e Bashkuara janë thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë për të riparë vendimin unifikues të vitit 20ë mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e saj. Thirrja e mbledhjes, që bazohet në tre vendime të Gjykatës së Strasburgut, vjen në një kohë kur shumica socialiste dhe kryeministri po denoncojnë mbipopullimin e qelive, një "shqetësim" që për ta lindi vetëm pas kërkesave të SPAK-ut për zyrtarë të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco