Gjykata liron 4 protestuesit, 2 prej tyre: Jemi anëtarë të PS...

12:24, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia duke lënë në masë sigurimi ‘Detyrim Paraqitje’, katër protestuesit e arrestuar nga Policia në protestën e 28 shkurtit.

Seanca ka përfunduar pak çaste më parë, ndërsa Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rrapo janë përfaqësuar në gjyq nga vokatja Adriana Kalaja.

Në mënyrë të paligjshme dhe kundra vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2021, thotë që sipas planit të masave. Tani, o ke marrë plan masash, o nuk ke marrë plan masash. Dhe fakti që thjesht janë arrestuar katër persona për të mbajtur pak atë numrin e arrestimeve, pra që mos të ketë më protesta pa të arrestuar, tregon se në çfarë momenti të dëshpëruar që janë, por ne nuk jua zgjidhim dot këto halle. Protestat do të jenë edhe më të forta, pavarësisht se çfarë vendime marrin prokurorët dhe gjyqtarët, sepse për ne prevalon e drejta jonë kushtetuese për të protestuar”, është shprehur Kalaja pas vendimit të dhënë nga Gjykata.

Ata do të paraqiten dy herë në muaj pranë institucionit të drejtësisë, ndërsa dy prej të arrestuarve kanë deklaruar se nuk kanë qenë farë në protestë dhe se janë anëtarë të Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco