Armë kallashnikov pa leje e fshehur në banesë, 33-vjeçari arrestohet në Tiranë

Armë kallashnikov pa leje e fshehur në banesë, 33-vjeçari arrestohet në Tiranë

12:49, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në banesën e shtetasit I. D., 33 vjeç, e cila ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnikov, që mbahjej pa leje.

33-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës, goditje të njëpasnjëshme ndaj armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni i koduar “Hidden”. 
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Vihet në pranga shtetasi që fshihte armën, në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operacionale, kryer me intensitet të shtuar, 24/7, në të gjithë territorin e kryeqytetit, me objektiv identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke mbajtur pa leje ose fshehur armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Hidden”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi I. D., 33 vjeç.

33-vjeçari kishte fshehur në banesën e tij, në rrugën “Perlat Rexhepi”, 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën e kishte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco