Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Paratë e shqiptarëve për fasadë të Ramës

Laborator droge në Has, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin

Laborator droge në Has, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin

15:55, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin, i njohur dhe me dy mbiemra të tjerë, Balliu, Sulejmani.

Ai u shpall fajtor për  “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, Grup i strukturuar kriminal”

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Avdyli u dënua në kuadër të hetimeve të dosjes 339 njohur ndryshe dhe si operacioni Volvo 4, ku u zbulua dhe një laborator droge në Has. 

Në prill 2023 Apeli i GJKKO-së prishi dënimin me 12 vite burg që GJKKO kishte dhënë në 2022 dhe riktheu për gjykim çështjen me tjetër trup gjykues. Sot Trupa gjyqësore me gyqtarët Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 13, datë 11.02.2026 rikthyen dënimin me 12 vite burg.

Një laborator droge u zbulua në një fshat të Hasit në 2018 ndërsa u godit një grup narko-trafikantësh që vepronin në Shqipëri dhe në Gjermani. Në laboratoru zbuluan një sasi opiumi, që shërben si bazë për prodhimin e heroinës dhe rreth 150 kilogram heroinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco