Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar 5 persona për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2023.
Përmes vendimit të marrë këtë të premte, trupa gjykuese e përbërë nga treshja e gjyqtarëve e Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, vendosi dënimin e Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha.
Limon Shala dhe Fatmir Thaçi u dënuan me nga një vit burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa në përfundim të gjykimit të shkurtuar, Engjell Cara u dënua me shërbim prove për një periudhë dy vjeçare, ashtu sikurse edhe Florant Saraçi.
Shkëlqim Hoxha mori dënimi përfundimtar me 60 orë punë publike, të cilën e përfitoi në kuadër të gjykimit të shkurtuar.
© SYRI.net