Hapja e një parcele të re për varrezat ka ngritur shqetësimin e banorëve të lagjes Belerbe në Elbasan të cilët fare ngjitur me të kanë shtëpitë e tyre.
Ata nënshkruan një peticion kundër këtij vendimi që ia nisën bashkisë me pretendimin se u ishte premtuar ndërtimi i një parku në atë hapësirë ku të luanin fëmijët. Bashkia konfirmon për Syri TV se parcela do hapet.
SYRI TV
Banorët e lagjes Belerbë në Elbasan ngrenë shqetësimin e tyre për parcelën e re të varrezave që po hapet shumë pranë banesave të tyre. Për këtë vendim nuk ka pasur asnjë këshillim publik, thonë ata, dhe kanë nënshkruar një peticion për bashkinë.
Banorëve më parë u është premtuar se në këtë hapësirë do të ndërtohej një park.
"Na erdhi si bombë. Kemi kaq vite që jetojmë këtu. Tre ditë më parë erdhën mbollën bredha. Pyetëm punëtorët na thanë do bëhen varreza.
Nuk është logjike të na sjellin këtu varrezat.
Si do rrisin fëmijët duke parë ëndrra me varreza" thonë banoret.
SYRI TV u interesua pranë Bashkisë Elbasan lidhur me këtë shqetësim të banorëve dhe konfirmojnë se parcela e re që po hapet është pronë shtetërore e bashkisë, e parashikuar për varreza.
© SYRI.net