Në Sarandë zbulohet një 'shtëpi bari' në katin e 9 të një pallati

18:14, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sarandë, zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’.

Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve ‘Adem Sheme’ dhe ‘Pandeli Boçari’.

Një apartament në katin e 9-të të një pallat ishte përshtatur  për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës.

Policia dyshon se pas këtij  apartamenti fshihet i njëjti  grup që ka lidhje edhe me një tjetër  ‘shtëpi bari’ të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën ‘Butrinti’ ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco