SYRI ka siguruar videon kur i burgosuri Altin Ndoci është arratisur nga Spitali i Durrësit, pasi ishte shoqëruar aty nga policia e burgjeve për një kontroll mjekësor.
Në video duket momenti kur Altin Ndoci vrapon shpejt dhe del jashtë nga pjesa e parkimit të spitalit të Durrësit. Mirëpo pas tij nuk shihet asnjë nga policët që ta ndjekë...
Altin Ndoci u largua me një makinë tip ‘AUDI’ me targë AB 700 RS. Arratisja e Ndocit mësohet se ishte e mirëplanifikuar, pasi automjeti në fjalë ka qenë duke e pritur atë në parkingun e spitalit.
Ndoci ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ka kërkuar të shkojë në tualet. Aty është shoqëruar nga dy policë të burgjeve të cilët i ka dhunuar dhe më pas është larguar me vrap. Ai ka hipur në ‘Audin’dhe dyshohet se është nisur drejt Spitallës.
© SYRI.net