Lajmi i fundit

Gjendet një kufomë në kufi me Elbasanin, dyshohet si i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

SYRI TV/ Vijon situata e rëndë nga përmbytjet në Durrës, banorët: Gjithçka është jashtë funksioni...

16:27, 13/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situtata e përmbytjeve në Durrës vijon të jetë e rënduar. Disa banorë janë rikthyer në banesat e tyre, ndërsa kanë nisur ti pastrojnë dhe të nxjerrin jashtë orenditë e dëmtuara nga uji. Ata shprehen se gjithçka është bërë jofunksionale, ndërsa i bëjnë apel shtetit për ndihmë. Ndërkohë dëme të konsiderueshme nga uji kanë pësuar edhe tregtarët e rrobave të përdorura në këtë qytet.

Syri TV

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës vijon të jetë e rënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencë si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre, në përpjekje për ti pastruar dhe rikthyer në gjendjen e mëparshme. Shumë banorë kanë nisur të nxjerrin nga banesat orenditë, të cilat për shkak të ujit, janë bërë jofunksionale. Vet banorët shprehen se gjithçka ka dalë jashtë përdorimi, ndërsa bëjnë apel për ndihmë nga shteti.

Ndërkohë edhe tregu i rrobave të përdorura në Durrës është përfshirë nga përmbytjet. Pamjet tregojnë një situatë dramatike, ku uji ka arritur nivelin 2 metra brenda hapësirave të tregut, duke dëmtuar mallin dhe infrastrukturën. Tregtarët raportojnë se shumë nga dyqanet dhe magazinat janë nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Tregtarët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale ndërsa kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi janë në borxhe.

Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka vijuar rënien e nivelit të ujit ndërsa lumi Ishëm paraqitet në kuota normale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco