Dosja e Ballukut, SPAK kontrolle në 40 ambientet e firmave që fituan garat në 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë

Dosja e Ballukut, SPAK kontrolle në 40 ambientet e firmave që fituan garat në 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë

22:20, 09/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja në lidhje me kontrollet që SPAK ka ndërmarrë sot në kuadër të hetimeve për dosjen ndaj ish zv/kryeministres, njëkohësisht ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Mësohet se janë kryer kontrolle në 40 ambiente, zyra e biznese, si dhe ambiente të kompanive që kanë dalë fituese në 7 lotet e Unazës së Madhe në Tiranë.

Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj informon se janë kontrolluar ambientet e rreth  20 administratorëve të këtyre kompanive, banesat dhe zyrat e tyre. Gjithashtu kontrolle të tjera që kanë përfshirë ambienteve të zyrtarëve të tjerë të përfshirë në procedurën e tenderimit të këtyre loteve..

Kompanitë fituese të 7 loteve të Unazës Madhe

      1.    Emri i prokurimit: “Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja - Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”

1.1 Fitues: 'Salillari' 

      2.    Emri i prokurimit: “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja - Bulevardi i Ri, Loti 2”

2.1. Fituesit: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk

2.1. ED KONSTRUKSION

2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish "I.D.K - KONSTRUKSION")

      3.    Emri i prokurimit: “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja - Bulevardi i ri - Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”

Fitues: ALB - STAR ( ish "''ALB-STAR'"'; ish"ALBSTAR SH.P.K") 

      4.    Emri i prokurimit: “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”

4.1. Fituesit: EUROTEOREMA PEQIN, 

4.2. PE - VLA - KU, 
4.3. Nova Construction Group (ish "NOVA Construction 2012"),

      5.    Emri i prokurimit: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”

5.1. Fituesit: G. P. G. COMPANY (Ish G. P. G. Kompani)

5.2. Senka shpk, 

      6.    Emri i prokurimit: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”

6.1. Fitues: GJOKA KONSTRUKSION (Ish GJOKA)

      7.    Emri i prokurimit: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”

7.1. Fituesit: ALKO-IMPEX General Construcion

7.2. 2 T, administrator: Artan Sako

Burimet bënë me dije se janë sekuestruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sende me vlerë, përfshirë dokumentacion e pajisje.

Belinda Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera, për aferën 190 milion euroshe për tunelin e Llogarasë dhe nën hetim për të paktën 8 procedura në ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ndaj saj GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, por Gjykata Kushtetuese e pezulloi masën e parë, derisa të shprehet përfundimisht më 22 janar. Ndërkohë apeli la në fuqi bllokimin e pasaportës por nuk shqyrtoi pjesën e pezullimit, përderisa Kushtetuesja nuk është shprehur ende, SPAK iu drejtuar Kuvendit të Republikës me kërkesën që ti hapë rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco