Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Lezhës, duke krijuar vështirësi serioze për banorët. Situata më problematike paraqitet në rrugën “Shtraus”, e cila është mbuluar nga uji, duke u bërë e pakalueshme.
Si pasojë e përmbytjes, dhjetëra nxënës nuk kanë mundur të kalojnë për të shkuar në shkollë, duke u bllokuar në anë të rrugës. Prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, ndërsa theksojnë se kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje intensive.
Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanaleve kulluese dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi përmbytjet po kthehen në një problem të përhershëm, veçanërisht gjatë sezonit të shirave.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në njerëz, por situata vijon të mbetet problematike, ndërsa nxënësit janë ndër më të prekurit nga përmbytjet në qytetin e Lezhës.
© SYRI.net