Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari i akuzuar për plagosje të rëndë në Durrës

Ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari i akuzuar për plagosje të rëndë në Durrës

14:25, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë shtetasi Ardit Miha, 32 vjeç, i lindur në Bulqizë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas hetimeve, Ardit Miha dyshohet se mbrëmjen e 6 tetorit 2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, në zonën “Plazh”, Durrës.

Për këtë ngjarje, në vitin 2024, Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Pas largimit nga Shqipëria, ai u lokalizua dhe u ndalua në Greqi, duke u ekstraduar më pas falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke.

Tashmë, Ardit Miha ndodhet në Shqipëri dhe pritet të përballet me drejtësinë për akuzën që rëndon ndaj tij.

Interpol Tirana

Plagosi disa herë, me mjet prerës (thikë), një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Plazh”, Durrës, ekstradohet nga Greqia, 32-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 32 vjeç, të lindur në Bulqizë.

32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Shtetasi A. M. akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin B. F., në lagjen nr. 13, Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco