Kredi në emër të dikujt tjetër, diçka që nuk ndodh shpesh, kur merr parasysh pasojat në rast mosshlyerje por në këtë rast, Amarildo, një 26 vjeçar nga Berati, pranoi të ndihmonte një bashkëmoshataren e tij, e cila ka qenë në lidhje me një të njohurin e tij.
Një marrëdhënie miqësie, e cila supozohet të qëndronte e fortë edhe pasi raporti sentimental i vajzës me të njohurin e Amarildos të përfundonte.
Dhe në fakt kështu dukej se po ndodhte, sepse Eljona vendos t’i kërkojë ndihmë Amarildos.
Pavarësisht se në nisje të bisedës, i riu tregohet i prerë, pas pak minutash “bindet” dhe vendos të bëjë atë që jo çdokush do ta bënte. Të marrë një kredi për llogari të vajzës por në emrin e tij. Si fillim ai merr vetëm 500 mijë lekë të vjetra.
Duket një shifër vërtetë e vogël, nëse nuk parashikohet se kompanitë e minikredive, në rast mosshlyerje, kanë interesa vërtetë të papërballueshme për ata që mezi shtyjnë muajin me një rrogë modeste.
Eljona për ta respektuar këtë të fundit i ofron “një kafe” 100 mijë lekëshe, e cila në fakt ishte një karrem për ta përfshirë të riun në shlyerjen e kredisë.
Në nisje Eljona dukej mjaft e qetë dhe vazhdonte ta mbante me shpresë 26 vjeçarin duke i premtuar se do t'i paguante këstet bashkë me vonesat e krijuara me bankën. Por në realitet nuk ndodhi.
Ndërsa këstet nuk shlyheshin dhe ankthi i Amarildos, bashkë me borxhin në bankë rritej, Eljona nis të shfaqë shenjat e para që nuk kishte në mend të paguante asnjë kokërr leku.
Por një ditë më vonë, sikur të mos i kishte thënë gjithë këto fjalë, rikthehet në chat me një ton më të zbutur, duke u betuar që gjithçka do të zgjidhej.
Pasi e nesërmja dhe e pasnesërmja kalojnë, Amarildo i rikujton borxhlijes se premtimi nuk po mbahet. Por Eljona nuk duron aspak që dikush t’i kërkojë lekët mbrapsht. Kjo gjë duket se vërtetë e zemëron.
Dhe Amarildo iu bind këtij urdhëri, por sapo vajza telefonoi, ai u tregua edhe njëherë i gatshëm. Sepse Eljonës i duhej një tjetër 500-she.
Madje kjo gjë ndodhi edhe në dy raste të tjera, me një total prej 2 milion lekësh të vjetra.
Por a ktheu gjë Eljona?
Në këtë situatë kur laku po shtërngohej, dhe Banka bënte presion për pagesën e shumave të akumuluara muaj pas muaji, nëna e 26 vjeçarit vendos të ndërhyjë, duke kontaktuar nënën e Eljonës.
Një përgjigje që nuk lë shumë vend për zgjidhje, por që sidoqoftë nuk e ngarkon me asnjë përgjegjësi nënën për veprimet e vajzës, e cila duket se është bezdisur jo pak nga kjo përfshirje e familjarëve. Prandaj ajo vendos të marrë masa të menjëhershme... duke përfshirë një person të tretë.
Sipas Amarildos, personi në telefon i është prezantuar me emrin Samuel. Nuk dihet nëse është identitet i saktë, por nga gjuha kërcënuese që përdor, kuptohet që është person shumë i afërt me Erjonën.
Sidoqoftë, i riu mundohet të rezistojë, dhe ta bëjë telefonuesin t’i thërrasë arsyes, por pa rezultat. Lekë nuk ka.
Këto biseda me tone të ngritura, i lënë vend sharjeve dhe kërcënimeve në chate, me qëllim për ta frikësuar Amarildon, në mënyrë që të lërë rehat borxhlien.
E ndërsa dy të rinjtë komunikonin herë me telefon e herë me chate, Eljona dukej se ishte zhdukur, kuptohet duke vazhduar të mos paguante asgjë nga shuma që rritej çdo muaj.
Sidoqoftë një shpjegim për mosmirënjohjen ndaj Amarildos duhet ta ketë.
Ndaj vendosim ta kontaktojmë vetë Eljonën. Që në nisje kjo e fundit e pranon borxhin ndaj djalit.
Në fakt e vërteta është krejt e ndryshme nga sa thotë vajza, e cila as nuk skuqet fare për situatën që ka shkaktuar tek një familje e varfër.
Këtu gjërat marrin një tjetër rrjedhë, sepse në nisje Amarildo na kishte thënë që Eljona kishte një lidhje me kushëririn e tij. Por pas ndarjes së çiftit, ai duket se i ka dërguar një video intime.
Ok, ky diskutimi i matjes së burrit me metra ndoshta nuk është pjesa thelbësore e një historie borxhi, prandaj le të kuptojmë arsyet e mosshlyerjes së kredisë.
Në realitet, 1400 euro është shuma fillestare, sepse pas mosshlyerjes së kësteve për muaj me radhë, tashmë bëhet fjalë për rreth 3000 euro borxh ndaj bankës.
Por edhe këtu vajza ka pretendimet e saj, që lidhen me kafetë që i ka dhënë herë pas here të riut.
Këto shuma që Eljona përmend, janë të gjitha dhurata për kredimarrësin, i cili në kushtet e mosshlyerjes së kredisë nga ajo, do të duhet t’i kthejë në bankë.
Madje me interesa. Sidoqoftë, pas një bisede të gjatë që kemi bërë, vajza duket se më në fund bie dakord me ne.
Por në realitet, pasi pagoi vetëm dy këste, vajza na telefonoi tepër e nervozuar. Këtu çdo gjë kthehet pas dhe në këto kushte, Amarildo vendos të ndërmarrë hapa ligjorë.
© SYRI.net