Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

SYRI TV/ 'Të fala Ristanit' - Pse Tërmet Peçi u thirr në SPAK, çfarë deklaroi dhe skema '5D' që zbuloi emisioni 'Plug'

16:35, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është thirrur këtë të martë në SPAK. Peçi ka qëndruar për rreth një orë në organin e akuzës. Burime kanë konfirmuar se ai është thirrur në SPAK pas investigimit të emisionit 'Plug' në Syri Televizion dhe denoncimeve të Arben Ristanit dhe Adriana Kalasë. Tërmet Peçi dyshohet se fshihet pas një kompanie e cila ka përfituar fonde publike dhe fonde nga AZHBR.

Nga SYRI TV
Deputeti socialist, Tërmet Peçi u paraqit në SPAK këtë të martë, 25 nentor, ku qëndroi për 1 orë e 10 minuta. Në dalje, Peçi refuzoi të komentonte për mediat, teksa tha në ikje: 'T’ë falë Ristanit'.

Arben Ristani ishte zyrtari demokrat që disa muaj më parë denoncoi publikisht Tërmet Peçin lidhur me shpërdorimin e fondeve të IPARD-it nga ish-kryebashkiaku i Tepelenës, mbi të dhënat që u publikuan për herë të parë nga emisioni investigativ “Plug” në Syri Televizion.

Më pas ishte Adriana Kalaja që depozitoi kallëzim penal në SPAK, dhe kjo e fundit e ka regjistruar procedimin, ndërsa disa muaj më parë kreu edhe kontrolle në Bashkinë e Tepelenës.

“Plug” denoncoi se kompania “NG STRUCTURE”, e themeluar nga bashkëshortja e drejtorit të Planifikimit në Bashkinë Tepelenë, Lorenc Bami, ka marrë plot 66 milionë euro tendera publikë, si operator i vetëm por edhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë.

Edhe pse Aleksandra Bami e “NG STRUCTURES”, sipas të dhënave të opendata.al, ka përfituar pagesa nga buxheti i shtetit për vitet 2019–2025 në vlerën e 18 milionë eurove. Ndërsa në total janë përfituar 66 milionë euro tendera nga grupime operatorësh, ku pjesë ka qenë kompania e bashkëshortes së drejtorit të Tërmet Peçit.

Tërmet Peçi, që la drejtimin e Bashkisë Tepelenë për t’u bërë deputet, dyshohet se qëndron pas kompanisë IMUENTIS, e themeluar në vitin 2019 nga shtetasi Gjolek Shehu, e cila lidhi një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë.

Lorenc Bami së bashku me Tërmet Peçin i japin kësaj kompanie tokë shtetërore me qira, për 5 ditë i miratojnë leje ndërtimi, më pas e ndihmojnë të përfitojë 760.000 euro fonde nga AZHBR dhe në fund themelojnë kompani për të bërë ndërtimin e një thertoreje.

Sipas “Plug”, Tërmet Peçi dyshohet se fsheh interesa financiare edhe pas Agroturizëm Rexhini në fshatin Rexhinë. Edhe në këtë rast, Peçi ka përdorur kompaninë e bashkëshortes së drejtorit të tij, Lorenc Bami, dhe motrën e tij, Manjola Haska, duke u dhënë prona publike për ndërtimin e agroturizmit.

Madje, “Agro Turizëm Rexhini”, që është në emër të motrës së Tërmet Peçit, ka përfituar 225 mijë euro fonde nga AZHBR. Por fonde nga AZHBR ka përfituar në vlerën e 15 mijë eurove edhe Spartak Haska, bashkëshorti i Manjola Haskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco