Rilindjes urbane të Tërmet Peçit i del boja. Fasada e ballkoneve të një pallati 5 katësh janë shembur duke rrezikuar dhe jetë njerëzish. Ditët e fundit fasada e dy ballkoneve janë shembur duke rrezikuar jetën e banorëve por dhe të qytetarëve që kalojnë aty.
Pallati ishte përfshirë në projektin për rehabilitimin e fasadës dhe lyerjen e saj në 2024, investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Por siç e tregojnë faktet punimet nuk u kryen sipas standardeve. Ajo që u realizua ishte vetëm lyerja e fasadës, ndërsa riparimet e vërteta dhe përmirësimi i elementeve të rrezikshme si ballkonet dhe muret e amortizuara nuk u kryen, informon gazetarja e Syri Tv, Ervina Shehaj.
© SYRI.net