Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Analiza, si po e drejton SPAK Klodian Braho?

SYRI TV- Detaji/ Pasi biznesmeni italian u vra trupi i tij u zhvendos disa metra larg makinës

17:50, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

5 persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës në lidhje me vrasjen e shtetasit Italian Edoardo Sarchi. Mes personave të shoqëruar janë edhe shtetasit Eqerem Braçi dhe Gazmend Braçi, babë e bir, të cilët dyshohen si autorët e ngjarjes. Këta persona janë lidhje familjare me ish-Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.  44-vjeçari Italian jetonte prej 25 vitesh në Shqipëri dhe shkonte shpesh për gjueti në zonën e Salarisë. Policia është mjaftuar me një njoftim të shkurtër duke mos dhënë detaje të tjera për ngjarjen.

SYRI TV 

Një shtetas Italian është vrarë në orët e para të shtunës, 27 shator, në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në orën 00.30 në vendin e quajtur Dilan, ku Edoardo Sarchi, 44 vjeç është vrarë armë zjarri. Policia ka shoqëruar 5 persona në lidhje me ngjarjen, dy prej të cilëve dyshohen se janë autorët. Edoardo Sarchi jetonte në Shqipëri prej shumë vitesh dhe njihej si pronar i një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit të tullave në vend.

Policia ka shoqëruar si të dyshuar për vrasjen shtetasit Gazmend Braçi dhe Eqerem Braçi, babë e bir, të cilët po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Sipas informacioneve, ata kanë refuzuar të japin shpjegime pa praninë e avokatit të tyre. Në vendin e ngjarjes është gjetur mjeti i viktimës tip Volwagen dhe një mjet tip Range Rover që mendohet se i përket autorëve të krimit.

Nga të dhënat ka rezultuar se bashkë me 44 vjeçarin italian kanë qenë dhe dy bashkëortakët e tij në biznes.

Lexo dhe:  Vrasja në fshatin Salari ku italiani ndodhej kompania “Salaria Gaz”. Financierja e kompanisë së tullave të biznesmenit italiane, ortake tek 'Salaria Gaz' e Gazment Braçit

Autorët pasi e kanë qëlluar për vdekje 44-vjeçarin e kanë nxjerrë nga mjeti i tij dhe e kanë zhvendosur trupin disa metra më tutje. Në vendin e ngjarjes duken dhe njollat e gjakut.

Babë e bir njihen si persona me precedentë të mëparshëm penalë. Në zonë ata i njohin si lidhje e Gramoz Ruçit por dhe si mbështetës të ish-kryetarit të Bashkisë së Tepelenë, Tërmet Peçit. Përveç një deklarate të shkurtër ku lajmëron vrasjen e 44 vjeçarit Italian, policia e Gjirokastrës ende nuk ka dhënë asnjë detaj shtesë apo për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco