Ngjarja që Tronditi Tepelenën mbrëmjen mes 26 - 27 shtatorit 2025, duket plotë mister, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për krimin e rëndë.
Nga burime brenda grupit hetimor, është mësuar se për krimin janë shoqëruar disa persona, përfshi shoferin e biznesmenit Italian, si dhe babë e bir, Eqerem dhe Gazment Braçi. Këta dy të fundit, janë persona që kanë lidhje familjare me Gramoz Ruçin si dhe miqësi me deputetin socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi.
Nga një shqyrtim i dokumenteve në QKB, Qendra Kombëtare e Biznesit, djali i Eqerem Braçit dhe italiani Edoardo Sarchi rezultojnë të kenë dhe lidhje biznesi me njëri tjetrin
Sipas dokumenteve të vetë QKB-së, financierja e fabrikës së rëndësishme të tullave në Tiranë, 'Tegola Edilcentro' që administronte italiani, rezulton të jetë ortake në biznesin e Braçit.
Gazmend Braçi rezulton bashkëpronar në shoqërinë “Salaria Gazi”, dhe bashkëpronarja tjetër mer 50% të aksioneve është Majlinda Taga. Shoqëria
“Salaria Gaz”, është me qendër në fshatin Salari të Tepelenës, aty ku ndodhi edhe vrasja e italianit. Dokumenti i QKB-se
© SYRI.net