'Muçi u rekrutua nga drejtori'/ AMP-ja nis hetim për kriteret e punësimit si agjent i Mustafa Sheqerit

'Muçi u rekrutua nga drejtori'/ AMP-ja nis hetim për kriteret e punësimit si agjent i Mustafa Sheqerit

09:22, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno/

Mustafa alias Muçi Sheqeri, ishte rekrutuar në rradhët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore nga drejtori i komanduar i kësaj drejtorie, Artjol Saliasi.

Saliasi, ka lidhur një kontratë 3 mujore me Mustafa Sheqerin, kontratë e cila mësohet se skadonte në fund të muajit Nëntor 2025.

Ai është rekrutuar si agjent i kësaj agjensie që varet direkt nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë kësaj kohe, Mustafa Sheqeri ishte pajisur dhe me çertifikatën e sigurisë, ndërkohë kontrata e punës mund të rinovohej sërish.

Pavarësisht rekrutimit të tij si agjent pranë AMP-së, Sheqeri, rezulton të mos ketë marë pjesë në asnjë veprim hetimor apo proaktiv në ndonjë procedim të nisur nga AMP.

Mustafa Sheqeri, aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e 'Traumës'.

Ndërkohë Agjensia e Mbikqyrjes Policore, ka nisur një hetim administrativ lidhur me praktikën dhe kriteret që janë përdorur në rekrutimin në AMP të Mustafa Sheqerit.

LEXO EDHE: Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit/ Informatori qëndroi pak metra larg shënjestrës, mblidhen 50 gëzhoja automatiku në vendngjarje

LEXO EDHE: Atentati mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani/ Miku i tij, agjent i AMP-së, në reanimacion në gjendje të rëndë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco