Atentati ndaj Gilmando Danit ishte një operacion i mirëfilltë mafioz, i planifikuar në detaje dhe i ekzekutuar me gjakftohtësi në një nga pikat më strategjike dhe të supozuara si të sigurta në vend. Gazetari i Syri Televizion, Klajdi Bodlli nga studioja e 'Kafe Shqeto' shpjegon se ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, menjëherë pasi Dani dhe shoqëruesi i tij, Muçi Shaliani, ishin kthyer nga Barcelona.
Autorët kishin informacion të saktë për lëvizjet e tyre, duke i pritur jashtë aeroportit. Një element kyç ishte përdorimi i një vëzhguesi, i cili, sipas policisë, ishte pothuajse i pamaskuar dhe ndoqi viktimat në këmbë nga parkimi deri te rrethrrotullimi, duke informuar ekzekutorët për momentin e duhur të goditjes.
Mjeti i viktimave u qëllua fillimisht me breshëri para se të arrinte në rrethrrotullim. Më pas, kur makina ndaloi, një nga autorët zbriti dhe e qëlloi sërish nga afër.
I gjithë operacioni, përfshirë largimin dhe djegien e makinës në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës, mendohet se ka zgjatur më pak se 30 minuta, duke dëshmuar për një nivel të lartë organizimi dhe guximi nga ana e botës së krimit.
Deklarata në 'Kafe Shqeto':
"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta, kur Gilmando Dani dhe Muçi Shaliani kanë zbritur nga aeroporti i Rinasit, kishin ardhur nga Barcelona, ditën e djeshme dhe ishin nisur në datë shtatë atje, pas katër ditësh janë rikthyer në Shqipëri, por me sa duket autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë pritur për disa minuta jashtë aeroportit të Rinasit.
Nga ajo që policia ka mundur të të zbulojë në kaq orë hetime, është identifikuar një person i cili ka vëzhguar dhe ka mbajtur nën vëzhgim Gilmando Dani dhe Muçi Shalianin nga momenti që kanë dalë nga parkimi i aeroportit të Rinasit për t'u drejtuar drejt rrethrrotullimit ku ka ndodhur dhe ngjarja.
Madje sipas burimeve nga policia, personi në fjalë ka qenë le të themi thuajse i pamaskuar me kapele dhe me syze dhe në një moment i ka hequr dhe syzet, ai i ka ndjekur në këmbë Gilmando Danin dhe Muçi Shalianin teksa kanë dalë për t'u drejtuar drejt rrethrrotullimit ku ka ndodhur ngjarja, ka lajmëruar autorët persona të cilët kanë qenë në mjetin tip Toyota. Dyshohet të paktën se kanë qenë tre persona të cilët kanë qëlluar, kanë qëlluar në momentin kur Gilmando Dani dhe Muçi Shaliani kanë dalë nga parkimi i aeroportit të Rinasit, është qëlluar me breshëri armësh zjarri...
Para se të arrije te rrethrrotullimi, më pas në një moment mjeti tip Mercedes në të cilin ishte Gilmando Dani nuk ka bërë rrethrrotullimin e plotë, por ka dalë shpër shkurt dhe ka ndaluar tek vijat e bardha
. Aty pak sekonda më pas ka ardhur dhe mjeti tip Toyota e autorëve, ka ndaluar dhe një prej tyre ka zbritur dhe është afruar makinës së Gilmando Danit dhe Muçi Shalianit dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri dhe është larguar qetësisht pastaj makina drejt zonës së Fushë-Krujës ku makina u gjet në fshatin Halilaj. Të paktën policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në fshatin Halilaj, por fillimisht e ka pasur të pamundur të ndërhyjë për shkak se kishte municione dhe armë në makinë deri në momentin që forca zjarrfikse e ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ajo që ngelet...
Domethënë unë ditën e djeshme kam arritur të shoh videon se si ka ndodhur ngjarja, po pjesën që ka, le të themi që kapin kamerat e perimetrit rreth rrethrrotullimit të Rinasit pa parë dot pjesën nga parkimi deri tek rrethrrotullimi. Por në audio dëgjoheshin të shtënat në këto video dhe besoj që e gjithë ngjarja të paktën ka ndodhur për rreth dy-tre minuta maksimumi ku janë breshëritë e para më pas ekzekutimi përfundimtar që ka bërë autori për t'u larguar drejt Fushë-Krujës.
Besoj se me gjithë largimin dhe djegien e tyre në fshatin Halilaj nuk i ka kaluar rreth 30 minuta. Duke parë distancën, duke parë rrugën e favorshme që autorët largohen direkt te rruga që nuk të çon drejt kthesës së Kasharit, por çon direkt drejt rrugës që shkon për Fushë-Krujë.
Besoj që më pak se 30 minuta autorët kanë mundur që të kryejnë vrasjen dhe më pas të djegin dhe mjetin për t'u larguar dhe për të humbur gjurmët në fshatin Halilaj".
© SYRI.net