Dy persona janë vënë nën hetim në Lushnjë, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 40-vjeçar për motive të dobëta.
Sipas policisë, shtetasit N. M., 50 vjeç, dhe R. V., 36 vjeç., janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.
Njofitmi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. M., 50 vjeç dhe R. V., 36 vjeç, të dy banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 40 vjeç.
© SYRI.net