Dëmtoi derën e Urgjencës nën efektin e alkoolit, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë

Dëmtoi derën e Urgjencës nën efektin e alkoolit, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Vlorë

12:39, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Vlorë, ku një 31-vjeçar, i dyshuar se ndodhej nën efektin e alkoolit, ka goditur dhe dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal.

Pas incidentit, policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht.

Materialet i’u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco