Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë fsheh 'libri i kuq' i Edi Ramës?

'Kriminaliteti dhe pabarazia sociale në Shqipëri', sociologia: Shumë krime ndodhin për shkak të mungesës së drejtësisë

09:07, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përtej motiveve individuale, një nga shkaqet më të thella të rritjes së kriminalitetit në Shqipëri është gjendja ekonomike dhe pabarazia e theksuar sociale. Sociologia Miranda Rira, në 'Kafe Shqeto' argumenton se determinizmi ekonomik luan një rol vendimtar në formësimin e sjelljeve deviante.

Image

Sipas saj, problemi kryesor nuk është varfëria absolute, por pabarazia relative. "Nuk është se shqiptarët sot janë më të varfër se dje, por janë të pabarabartë," thekson ajo.

Ekzistenca e një pakice të vogël që pasurohet në mënyrë marramendëse, ndërkohë që një shumicë e madhe e popullsisë përballet me vështirësi ekonomike, rritjen e çmimeve dhe mungesën e mundësive, krijon një ndjenjë të thellë padrejtësie dhe frustrimi.

Kjo situatë përshkruhet si një "shoqëri e çorganizimit social", ku mungon drejtësia sociale. Kur institucionet shtetërore dështojnë të ofrojnë shërbime dhe mundësi të barabarta për të gjithë, dhe kur sistemi ligjor nuk funksionon siç duhet, besimi te shteti humbet.

LEXO EDHE: Rritet kriminaliteti në vend – Prokurori i Përgjithshëm Çela pranon shtimin e procedimeve penale në 2024

Rira citon sociologun hungarez Karl Polanyi, i cili shpjegon se në shoqëritë në tranzicion të stërzgjatur, siç është rasti i Shqipërisë, tregu bëhet dominues dhe çdo gjë, përfshirë edhe vetë njeriun, kthehet në një "mall" që shitet e blihet. Kjo e zhvesh individin nga dinjiteti dhe e lë të pambrojtur përballë presioneve ekonomike.

Deklarata e plotë:

"Që edhe ajo mungon, që është kryesorja. Ne pamë që u vra një gjyqtar, e pandodhur ndonjëherë në shoqërinë bashkëkohore shqiptare pas viteve '90, por edhe më përpara.

Ndodhi edhe kjo gjë, çka tregon se jo vetëm drejtësia ligjore mungon, por mungon edhe drejtësia sociale.

Kanë rënë funksionet dhe vlerat e institucioneve sociale të shkollës, të familjes. Individi ndihet i parëndësishëm, i vetëm dhe i dëshpëruar.

Shumë nga këto krime ndodhin në momente impulsive, jo të planifikuara.

Në një moment të fortë konflikti, njeriu mund të degjenerojë deri në vrasje. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të tregohen më tolerantë, sepse çdo faktor ndikon edhe trafiku, çmimet, ekonomia.

Të gjitha ndikojnë në shëndetin tonë mendor dhe në mirëqenien sociale.

Sociologu hungarez Polanji e ka përshkruar mirë këtë gjendje.

Ai thotë se në shoqëritë në tranzicion, ku ndryshimi politik, ekonomik e social zgjat shumë, njerëzit kalojnë periudha të forta depresioni. Kjo ndodh edhe në Shqipëri.

Klasa e mesme pothuajse mungon, vendi po shpopullohet dhe mungesa e punës e tregut e kthen njeriun në mall që shitet e blihet.

Të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë familjare, në mirëqenien psikologjike dhe emocionale të njerëzve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco