Të implikuar në fushën e narkotikëve, arrestohet dy persona në Fier

Të implikuar në fushën e narkotikëve, arrestohet dy persona në Fier

11:48, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy persona janë arrestuar në Fier, nën akuzën e trafkut të drogës.

Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet H. V., banues në Roskovec dhe K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë.

NJOFTIMI I POLICISE

Vihen në pranga 2 shtetas të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Heroinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

-ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim H. V., banues në Roskovec, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 8 doza lënde të dyshuar narkotike Heroinë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco