Lajmi i fundit

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

Marinzë/ Dita e 12-të e grevës së urisë, përkeqësohet shëndeti i dy naftëtarëve, njëri prej tyre dërgohet në spital

12:45, 26/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në ditën e 12-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar. Pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet përkatëse.

Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i tyre është cënuar, grevistët shprehen të palëkundur në kauzën që mbrojnë.

Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?

Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.
1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
2 - Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

Çfarë dihet deri më tani?

Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë thonë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco