Lajmi i fundit

SPAK ashpërson akuzat/ Balluku nën hetim për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion…

Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë: Gjendja shëndetësore e grevistëve përkeqësohet, asnjë negociatë në horizont

09:55, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Greva e urisë së naftëtarëve në Marinzë, Fier ka hyrë në ditën e pestë, ndërsa gjendja shëndetësore e 10 grevistëve vazhdon të rëndohet.

Një prej grevistëve ka shfaqur simptoma virozë dhe është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Burime raportojnë se një ditë më parë, ekipi shëndetësor ka vizituar grevistët dhe një prej tyre ka marrë injeksion për shkak të përkeqësimit të gjendjes fizike.

LEXO EDHE: Vijon protesta e naftëtarëve në Marinzë: Kompania Bankers nuk ka gjendje financiare për të zgjidhur kërkesat

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë tentativë për negociata nga kompania me të cilën grevistët janë në konflikt.

Jashtë godinës ku po mbahet greva, qindra naftëtarë të tjerë vijojnë protestën pa afat, duke bojkotuar punën.

Aktualisht rreth 400 puse të prodhimit të naftës kanë mbetur pa mbikëqyrje, duke rritur rrezikun për pasoja ekonomike dhe mjedisore.

LEXO EDHE: Sindikata e naftëtarëve në Marinzë vijojnë me protestat, 10 punonjës në grevë urie

Naftëtarët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë përgjigje nga qeveria dhe kompania, duke theksuar se kërkesat e tyre lidhen drejtpërdrejt me mbijetesën ekonomike të familjeve të tyre.

Çfarë dihet deri më tani?

Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë paralajmërojnë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

LEXO EDHE: 'Ca bëhet kështu...?'/ Përfaqësuesi i huaj i kompanisë provokon gjatë protestës së naftëtarëve në Fier

Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.

Sindikata paralajmëron se greva mund të ashpërsohet në ditët në vijim.

PAMJE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco