SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë 33 persona të përfshirë lidhur me aktivitetet kriminale.
-Sipas Prokurorisë së Posaçme bëhet fjalë për organizatën kriminale të njohur si “Çopja” e cila sipas hetimeve drejtohej nga vëllezërit Franc Gergely i njohur edhe si Franc Çopja dhe Hajdar Bako i njohur si Hajdar Çopja. Grupi është përfshirë në vrasje me pagesë trafik ndërkombëtar të kokainës korrupsion të funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë si dhe në pastrim parash përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe biznese në qytetet Tiranë Durrës dhe Elbasan.
Sipas SPAK aktiviteti i grupit kriminal daton që nga viti 2006 ku fillimisht ushtronin shpërndarjen e lëndëve narkotike në Itali por më vonë zgjeruan veprimtarinë e tyre në vende të tjera të Europës si Holanda Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar. Pas vitit 2018 organizata u konsolidua në një strukturë të mirëfilltë kriminale që bashkëpunonte edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional dhe nisi eliminimin e kundërshtarëve në tregun e drogës përmes vrasjeve me pagesë.
Në strukturën e organizatës janë përfshirë individë që kanë shërbyer si ekzekutorë vëzhgues informatorë, mbështetës logjistikë si dhe persona që kanë siguruar armë automjete dhe lëndë plasëse.
Një numër personash rezultojnë të jenë korruptuar për t’u vënë në shërbim të grupit përfshirë zyrtarë të policisë dhe të drejtësisë.
Në mesin e tyre ndodhen ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu ish-sekretarja gjyqësore Denada Toda punonjësit e policisë Agustin Çinari dhe Martin Musaj si dhe të tjerë për të cilët hetimet vijojnë.
Organizata ka pastruar para të përfituara nga trafiku i kokainës përmes investimeve në prona të paluajtshme apartamente vila restorante sipërfaqe toke dhe biznese të regjistruara në emër të personave të tretë për të fshehur identitetin e përfituesve realë.
Gjithashtu janë përdorur zyrat e këmbimit valutor brenda dhe jashtë vendit për të transferuar shuma të mëdha parash drejt bashkëpunëtorëve të tyre për qëllime të pagesës së drogës investimeve apo vrasjeve.
SPAK ka dokumentuar përfshirjen e organizatës në disa ngjarje të rënda kriminale përfshirë vrasjen e Endrit Alibej Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay në dhjetor 2018 vrasjen e Klevin Bahos dhe plagosjen e vëllait të tij Aldo Baho në korrik 2019 vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit në dhjetor 2019 vrasjen e Klevis Kapllanit në shtator 2020 si dhe një sërë tentativash për eliminimin e Erion Alibej Nuredin Dumanit anëtarëve të familjes Spahiu Ibrahim Caka dhe të tjerë.
Gjithashtu SPAK ka ngritur akuza për pastrim parash korrupsion aktiv dhe pasiv zbulim të të dhënave sekrete vjedhje me armë dhe përkrahje të autorëve të krimit. Ndër ngjarjet që përfshihen në dosje janë edhe tentativa për grabitje me armë në Fier më 2018 dhe vjedhja e parave në pistën e aeroportit të Rinasit më 2019.
Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar mbi 40 prona të paluajtshme vila apartamente dhe toka në Tiranë Durrës dhe Elbasan si dhe llogari bankare në monedha të ndryshme përfshirë ato në emër të Bashkim Lika dhe Maklen Mici. SPAK ka marrë vendime për sekuestrim të pasurive me datat 29 korrik dhe 10 shtator të vitit 2024.
Njoftimi:
SPAK dërgon për gjykim procedimin penal ndaj vëllezerve Çopja dhe 31 të pandehurve të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 75/9, në ngarkim të 33 të pandehurve:
Franc Gergely alias Franc Çopja
Hajdar Bako alias Hajdar Çopja:
Mikael Qosja (Kamami) alias (Stefo), (Stefa)
Talo Çela,
Altin Ndoci,
Arzen Mama,
Eljo (Ervis) Bitri,
Maksim Koçi,
Dashnor Dumani,
Ado Xhika,
Arzen Hysa Çopja
Xhimi Hoxha,
Guri Biba,
Leonardo Ramani,
Ervis Daka,
Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega)
Altin Kamami,
Martin Musaj,
Agustin Çinari,
Arben Lamçja,
Arjan Ormenaj,
Dorian Dyli,
Maklen Mici,
Bashkim Lika,
Klajdi Merkaj,
Armis Stafa
Renato Musaku,
Rexhino Doçi,
Matilda Hoxholli,
Pajtime Fetah,
Denada Toda,
Klodian Sinameta,
Leon Ramani
Veprimtaria e organizatës “Çopja”
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja (përmes dërgimit të letërporosive për paketën e kodeve PIN SKYECC), është evidentuar dhe dokumentuar ekzistenca e një organizate kriminale, e njohur si “Çopja”. Ajo drejtohej nga vëllezërit Franc Gargely alias Franc Çopja Bako alias Hajdar Çopja dhe është përfshirë në:
Vrasje me pagesë dhe tentativa për eleminimin e kundërshtarëve. Pagesat për ekzekutimet siguroheshin nga të ardhurat e trafikut të kokainës.
Korrupsion të funksionarëve të sistemit të drejtësisë dhe punonjësve të policisë.
Rekrutimin e punonjësve të policisë të Drejtorive Vendore, Durrës dhe Elbasan me qëllimin marrjen e informacionit dhe mbështetje operative.
Pastrimin e produkteve të veprës penale përmes investimeve në sektorin imobiliar dhe bizneseve të tjera në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Veprimtaria kriminale e vëllezërve “Çopja”, shtetasve Hajdar Bako (Çopja), dhe Franc Gergely (Çopja), daton rreth viteve 2006 – 2007. Ata fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërdarë sasi të vogla të lëndës narkotike të llojit kokainë. Ndërsa me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, duke e zgjeruar aktivitetin edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet treguan se pas vitit 2018, vëllezërit Çopja janë shndërruar në një organizatë kriminale të mirëfilltë, e cila në bashkëpunim edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar transnacional, zgjeroi veprimtarinë e saj kriminale në trafikimin e drogave të forta, kryesisht të kokainës. Në vitin 2018 filloi vrasjen e kundërshtarëve (përmes ekzekutimeve me pagesë), të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Europë dhe më gjerë.
Përbërja dhe lidhjet e organizatës kriminale
Hajdar Bako (Çopja) dhe Franc Gargely (Çopja) – Drejtuesit e Organizatës
Mikael Qosja alias Kamami, (Stefa), (Stefo), i njohur ndryshe edhe si Kel Kamami – Organizator i vrasjesve.
Talo Çela, Eljo (Ervis) Bitri dhe Flobenc Meçja alias Flobenc (Drini, Gega) – Krahu i armatosur i organizatës. Ai kishte grupin e tij të ekzekutorëve me pagesë. Fillimisht janë rekrutuar të hetuarit; Altin Ndoci, Besmir Haxhia (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 27.4.2020), Dashnor Dumani dhe Dorian Shkoza (i ndjerë, vrarë nga grupi Alibej në datën 3.3.2020).
Guri Biba, Emiljano Ramazani (i ndjerë), Ervis Daka, Dorian Shkoza (i ndjerë), Abedin Mama, Arzen Mama, Fatos Gosa, Ado Xhika, Renato Musaku, Leonardo Ramani, Martin Musaj, Ervis Hysa Çopja (viçja), Ervis Daka (Dragoviçi), Xhimi Hoxha, Agustin Çinari, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar – Anëtarë të organizatës, të cilët kanë siguruar mjete logjistike si automjete, armë, municion, lëndë plasëse eksplozive ose kanë luajtur rolin e vëzhguesve dhe informatorëve.
Organizata kriminale “Çopja”, përmes lidhjeve të saj arriti të korruptojë gjyqtarë për të krijuar aksese, me qëllim mbylljen e çështjeve në ngarkim të tyre ose rëndimin e pozitës së kundërshtarëve.
Lidhjet në organet e Drejtësisë:
Pajtime Fetah, e cila në vitin 2020 ka qenë me detyrë Gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan;
Denada Tode, me detyrë sekretare gjyqësore, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në organet e zbatimit të ligjit (Policinë e Shtetit):
Agustin Çinari, me detyrë punonjës policie, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Martin Musaj, me detyrë punonjës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan;
Si dhe persona të tjerë për të cilët vijojnë hetimet.
Lidhjet në biznes dhe pastruesit e produkteve të veprës penale:
Nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës rezulton se organizata kriminale “Çopja”, një pjesë të të ardhurave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës e ka investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin imobiliar (përmes blerjes së pasurive të paluajtshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.
Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit, ku përmes personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme, “cash”. Gjithashtu ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mosekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/koperturë, me qëllim pastrimin e parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal;
Shtetasi Franc Gergely (Çopja), në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme “cash”, përmes përdorimit të zyrave të këmbimit valutor exchange, brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar. Kjo bëhej me qëllimin për të kryer pagesën për ngarkesat e lëndës narkotike të llojit kokainë (në vendet e origjinës, Ekuador, Brazil, Kolumbi, Paraguaj dhe Bolivi), të vrasjeve apo investimeve për llogari të tyre, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Në interes të hetimeve, është bërë e mundur evidentimi i zyrës së këmbimit valutor me emër tregtar “B.LIKA CIMI & KENI” EXCHANGE, me aktivitet zyrë këmbimi valutor.
Faktet penale
“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay”, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;
“Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 1.7.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;
“Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;
“Vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.9.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.1.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;
“Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore korrik – tetor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në përiudhën kohore tetor – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Qani Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në shtator të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arjan Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore dhjetor 2019 – janar 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Arben Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Rigers Spahiu, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore janar 2020 – janar 2021;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Everest (Ibrahim) Caka, ngjarje e planifikuar të kryej në periudhën kohore janar 2020 – nëntor 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Ardian Çollaku (Subashi), ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – nëntor të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt maj – gusht të vitit 2020;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Aldo Baho, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajt korrik – gusht të vitit 2020.
“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ” nga ish-gjyqtarja Pajtime Fetah, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe ‘’Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, nga Mikael Kamami dhe Arzen Mama.
“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pjesëmarrës në Organizatë” nga punonjësi i Policisë së Shtetit Agustin Çinari;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasit Arben Spahiu, “ dhe“Shpërdorimi i detyrës” nga punonjësi i policisë shtetasi Martin Musaj;
“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” nga shtetasja Denada Toda, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Arjan Ormenaj, Dorian Dyli si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Arben Lamçja, Dorian Dyli, Maklen Mici, Bashkim Lika si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të organizatës kriminale;
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Klajdi Merkaj në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Rexhino Doçi në kuadër të në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasit Franc Gergely (Çopja) dhe Armis Stafa në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, nga shtetasi Talo Çela dhe nëna e vajzës së tij shtetasja Matilda Hoxholli) si dhe persona të tjerë të paidentifikuar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë.
Përkrahja e autorit të krimit (shtetasit Talo Çela), kryer nga shtetasit Franc Gergely (Çopja), Mikael Qosja, Altin Ndoci, Ado Xhika, Maksim Koçi, Arben Lamçja, Renato Musaku, Arzen Hysa Çopja dhe Xhimi Hoxha gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
• Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kryer nga shtetasi Klodian Sinameta.
• Moskallëzim krimi, kryer nga shtetasit Leon Ramani.
“Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
“Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.
Sekuestrimet
Sekuestrimet numërojnë më shumë se 40 prona të paluajtshme, vila apartamente, pasuri shërbimi dhe toka në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Janë sekuestruar gjithashtu llogari bankare në monedha të ndryshme në disa banka të nivelit të dytë. Në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë disa vendime për sekuestro preventive, përfshirë atë të datës 29.7.2024, ndaj disa pasurive të paluajtshme, si edhe atë të datës 10.9.2024 për llogaritë bankare të shtetasit Bashkim Lika dhe shtetasit Maklen Mici.
© SYRI.net