Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

E rrahën gati për vdekje për orën Rolex, arrestohen tre grabitësit shqiptarë

E rrahën gati për vdekje për orën Rolex, arrestohen tre grabitësit shqiptarë

11:25, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre shqiptarë kanë goditur thuajse për vdekje një italian, pasi donin t’i grabisnin orën Rolex.

Ngjatja e rëndë është regjistruar në  shtator, në një klub nate, ndërsa tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës 22, 26 dhe 47 vjeç. Dy të parët, të cilët nuk kanë shtëpi në Itali, janë në burg. I treti, një banor i zonës së Forlì-t, është nën arrest shtëpiak.

E gjithë ngjarja ndodhi teksa viktima po dilte natën në një klub në Meldola, ndërsa  dy të rinj prisnin për ta grabitur. Burri i pa grabitësit, vetëm në momentin e fundit, kur ata e sulmuan me një sulm të ashpër. Ai nuk mundi të përgjigjej, nën breshërinë e goditjeve të shkaktuara me dhunë dhe intensitet tronditës. Burri ishte në tokë kur, përpara se të iknin hajdutët, i vodhën ora Rolex.

Burri i cili ra pre e grabitjes së shqiptarëve, përfundoi në spital për shkak të frakturave të rënda nga goditjet./ Ilrestodelcarlino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco