Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Nuk i shërbeu kafen: Godet me kosë kamarierin, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

Nuk i shërbeu kafen: Godet me kosë kamarierin, arrestohet 56-vjeçari në Bushat

10:11, 18/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosje të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shkodrës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, ka goditur me një mjet prerës, kosë, kamarierin P. V., 39 vjeç, pasi dyshohet se ky i fundit nuk i ka shërbyer kafe, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, trup dhe një frakturë, thyerje në krahun e djathtë.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan menjëherë veprimet operative, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit.

Mjeti prerës (kosorja) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e hetimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco