Një sherr mes tre personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen nr. 15 të Durrësit pranë një pike karburanti.
Sipas burimeve për SYRI-n, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka pas një armë zjarri me vete dhe ka goditur me tytën e saj.
Shërbime të policisë që kanë qenë në zonë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e tyre.
© SYRI.net