Hapi facebook me foton e saj dhe e kanoste për t'i dhënë para, arrestohet 25 vjeçari

Hapi facebook me foton e saj dhe e kanoste për t'i dhënë para, arrestohet 25 vjeçari

11:15, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 25 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanoste një të re për ti dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj.

23 vjeçarja kishte bërë denoncimin se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para.

Në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Brandi Kasmi, 25 vjeç, banues në Burrel.

Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco