Lajmi i fundit

PLUG/ Vilma në kullën e drogës

Aksidenti fatal në Durrës, zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën

09:49, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pjezë, Shijak, rreth orës 23:55, duke shkaktuar humbjen e jetës së një të riu.

Policia bën me dije se përplasja ndodhi mes dy automjeteve: një Volkswagen, i drejtuar nga Flavio Rexhepi, 19 vjeç, banues në Shijak, dhe një Ford, i drejtuar nga Geraldo Krrashi, 26 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht, Geraldo Krrashi ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.

LEXO EDHE: Aksident tragjik në Pjezë të Durrësit, humb jetën një 26-vjeçar

Drejtuesi i automjetit tjetër, Flavio Rexhepi, u transportua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet policore janë ende në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco