SYRI TV/ Hidrocentrali i Fierzës po shkon drejt tharjes, në funksion vetëm me 1 agregat

15:03, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Hidrocentrali i Fierzës po shkon drejt tharjes dhe nga katër agregatë funksionon vetëm një. Shkak për këtë situatë është  nga thatësia e tejzgjatur dhe mos rënia e shirave. Liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës, ndërsa prurjet e ulëta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum, kanë vënë në vështirësi të gjithë kaskadën e Drinit.

SYRI TV

Fierza po shkon drejt tharjes. Hidrocentrali është në funksion vetëm një nga katër agregatët. Ky vendim është marrë për të ruajtur rezervën hidrike të kaskadës së Drinit, pasi niveli i ujit në liqenin më të madh artificial të vendit po i afrohet “pikës së vdekjes”, e cila llogaritet në 242 metra mbi nivelin e detit. Prurjet nga dy degët kryesore të lumit Drin – Drini i Bardhë dhe Drini i Zi – janë minimale, me një mesatare prej vetëm 30 metra kub ujë në sekondë. Ndërkohë, niveli aktual i ujit në basenin e Fierzës ka zbritur në kuotën 264.93 metra, ndjeshëm më poshtë se kuota maksimale prej 296.5 metrash, duke reflektuar një situatë të rënduar hidrike.

Thatësira e tejzgjatur ka ndikuar ndjeshëm në prodhimin vendas të energjisë. Liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës, ndërsa prurjet e ulëta të lumenjve, të kombinuara me rritjen e kërkesës për konsum, kanë vënë në vështirësi të gjithë kaskadën e Drinit. Si pasojë, prodhimi ka shënuar rënie të ndjeshme, e cila pritet të vazhdojë deri në nisjen e reshjeve. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po alternon prodhimin ndërmjet hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco