SPAK kërkon sekuestro të pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin për rastin e ish-ministrit

SPAK kërkon sekuestro të pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë cakton gjyqtarin për rastin e ish-ministrit

10:12, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Mehdi Bici, është caktuar relator i çështjes penale që lidhet me pasuritë e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Çështja e regjistruar më 10 shtator 2025, është një rekurs i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror dhe sekuestrim preventiv mbi pasuritë e Ahmetajt, bazuar në Nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin Nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco