Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit nga Laçi, i cili dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës.
Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari nga Laçi po lëvizte me një motor uji (skaf) në liqen, kur dyshohet se ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.
Familjarë të riut, banorë të zonës, forca të Policisë së Shtetit dhe palombarët kanë vijuar kërkimet në zonë, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.
Operacioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net