Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 45-vjeçari Valter Lleshi.
Sipas veprimeve hetimore dhe dëshmive të mbledhura deri tani, është bërë e mundur rindërtimi i pjesshëm i lëvizjeve të viktimës para atentatit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt një kompanie bazalti në Reps, ku ai ishte i punësuar.
Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi ngjarja kriminale, bashkudhëtari i tij ka zbritur në një lokal përgjatë rrugës, ndërsa Valter Lleshi ka vijuar udhëtimin i vetëm drejt destinacionit të tij.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.
© SYRI.net