Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjyqin në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit nuk ndodhet në seancën gjyqësore të kësaj të marte, 16 qershor, por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Me anë të një deklarate ai ka bërë me dije se është vënë në dijeni në lidhje me seancën por se nuk dëshiron të marrë pjesë.
“Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhej në deklaratë.
Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore, që i jep të drejtë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit.
Gjatë seancës, avokati i Veliajt argumentoi se klientit të tij nuk i ishin vënë ende në dispozicion të gjitha aktet e vendosura nga gjykata dhe se dokumentacioni ishte dorëzuar vetëm rreth orës 15:30 nga sekretaria gjyqësore.
Gjykata vlerëson se mos prezenca e Veliajt nuk përbën pengesë, duke shtuat se aktet e pretenduara nga Veliaj sipas togave të zeza, nuk kanë elementë që të shkaktojnë shtyrjen e seancës.
Gjithashtu GJKKO, relatoi edhe kërkesën e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese të dosjes Veliaj, gjyqtarit Besmir Stroka, i cili kishte kërkuar largimin nga trupa gjykuese.
Kërkesa është rrëzuar nga zv.kryetari i GJKKO Erion Bani.
Nga ana tjetër, relatorja Elsa Ulliri nuk bëri të ditura detaje ose përse është kërkuar largimi nga çështja i kolegut të saj.
© SYRI.net