Mbahet sot seanca në themel në GJKKO për gjyqin e Erion Veliajt

Mbahet sot seanca në themel në GJKKO për gjyqin e Erion Veliajt

09:16, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). Seanca e fundit e mbajtur më 10 qershor, u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Veliaj gjithashtu mungoi dhe shkak është mbyllja të kafazin e xhamit. Kryebashkiaku e cilëson mbajtjen në kafaz si të paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese.

Në seancën e fundit, treshja gjykuese i tha prokurorit të çështjes Ols Dado t’i çojë në qelinë e paraburgimit e mijëra faqe të tjera dokumente Veliajt, i cili gjatë gjithë kësaj kohe ka pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet hetimore. Një tjetër kërkesë e Erion Veliajt që vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi live i seancës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco