Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Protesta epike kundër Ramës

FOTO/ Aksidenti i rëndë në det, ky është i riu që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti i rëndë në det, ky është i riu që humbi jetën

20:58, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Del dhe fotoja e viktimës së aksidentit detar në Ksamil, Albiano Kreçi, 22 vjeç.

Kreçi është i riu i cili ka qenë në drejtim të një mjeti lundrues motor deti i cili është përplasur me skafin e të policisë kufitare, që ka qenë i ndaluar rreth 400 metra në thellësi të detit.

Kreci, i riu në foto, kishte marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë. Mjeti lundures i tij është fundosur pas përplasjes.

Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco