Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Grabitet një pikë karburanti në Krujë

Grabitet një pikë karburanti në Krujë

11:01, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur gjatë natës duke u gdhirë 16 qershori, bëjnë të ditur burimet.

Policia ka identifikuar autorët dhe i kanë shpallur në kërkim.

Mësohet se grabitja ka ndodhur rreth orës 01:30 kur dy persona të maskuar kanë zbritur nga mali në këmbë dhe i kanë marrë xhiron ditore rojës së karburantit cili ndodhet në Krastën e Krujës.

Mësohet se shuma e grabitur ka qenë  20 mijë lekë.

Më pas autorët kanë ikur sërish në këmbë në drejtim të malit nga dhe kishin ardhur.

Ndaj rojes nuk është ushtruar dhunë por është kërcënuar me armë gjahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco