'Megaoperacioni First Day'/ Mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë, të arrestuarit nën masa të forta sigurie

'Megaoperacioni First Day'/ Mbahet seanca gjyqësore për masën e sigurisë, të arrestuarit nën masa të forta sigurie

10:05, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 30 të arrestuarit nga megaoperacioni 'First Day' në qarkun e Elbasanit, pritet të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë.

Mësohet se të gjitha ata janë paraqitur në ambientet e e gjykatës të shoqëruar me autobus dhe nën masa të rrepta sigurie. 

Fillimisht ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar.

LEXO EDHE: Prokuroria kërkon arrest me burg për 28 persona të ndaluar në operacionin kundër drogës në Elbasan

Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht. 

Nga ky operacion, janë shpallur dhe 14 persona në kërkim, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin e tyre.

Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.

LEXO EDHE: Zbardhen EMRAT e 30 të arrestuarve në Elbasan, 14 ende në kërkim! U godit rrjeti i shpërndarjes së drogës

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

Po ashtu policia ka sekuestruar edhe  laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco