Autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër është arrestuar nga policia.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndoc Maçaj, i cili ishte kushëri më viktimën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i hershëm mes autorit dhe viktimës për prona.
Raportohet se ata prej më shumë se 10 vitesh kishin patur mosmarrëveshje në lidhje me pronat. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet me tyre e cila më pas përfundoi në vrasje.
Njoftimi i policisë:
Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net