Regjistrimi i tokave 'ndezi gjakrat' në Shalë – Detaje nga vrasja e 61-vjeçarit në malësinë e Shkodrës

Regjistrimi i tokave 'ndezi gjakrat' në Shalë – Detaje nga vrasja e 61-vjeçarit në malësinë e Shkodrës

22:29, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat, njësia administrative Shalë, ku një 61-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima, shtetasi Piro Prroni, merrej kryesisht me bagëti dhe ishte një banor i njohur në zonë. Ai kishte prej kohësh një konflikt të hapur me autorin e dyshuar të vrasjes, shtetasin Ndoc Maçaj.

Sipas informacioneve, përplasja mes tyre është acaruar ndjeshëm ditët e fundit, pas nisjes së procedurave për regjistrimin e tokave në zonën e Shalës dhe disa njësi të tjera administrative të Bashkisë Shkodër. Dyshohet se ky proces ka qenë pikërisht shkaku që çoi në agravimin e konfliktit dhe përfundimisht në vrasjen tragjike.

Policia vijon kërkimet në zonën e thellë malore për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Po ashtu, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco