Në orën 21:55, Drejtoria MZSH Gjirokastër mori njoftim nga një qytetare se pranë Nenstacionit të Vjetër Elektrik ishte vërejtur një vatër zjarri.
Menjëherë u nis drejt vendngjarjes automjeti zjarrfikës me efektivët.
Me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se zjarri sapo kishte marrë përhapje. Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht, pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo në njerëz.