Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

Shkodër/ Po shkonte për të marrë detyrën, aksidentohet polici mbi vijat e bardha

22:03, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një punonjës policie është aksidentuar mbi vijat e bardha, në kohën që po shkonte për të marrë detyrën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia thanë se, punonjësi i policisë me inicialet P. K., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në lagjen ‘Partizani’, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin.

Punonjësi i Policisë  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco